
EMRAT/ Tentuan të fusnin në Shqipëri mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, arrestohen dy drejtuesit e autobusit në Portin e Durrës


Policia ka vënë në pranga dy drejtues të një autobusi në Portin e Durrësit, të cilët tentuan të fusnin në Shqipëri mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro.
Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.
Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Tentuan të futnin në Shqipëri, me autobus, mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50 000 euro, arrestohen 2 shtetas.
Sekuestrohen mallrat dhe autobusi, si dhe celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.
Në vijim të punës së bazuar në analizën e riskut, të kryer nga Policia Kufitare e PKK Port Durrës, në hyrje/dalje të vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në hyrje të Shqipërisë, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit E. N. dhe Sh. Ç.
Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Sh. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128