Shpërthimi me lëndë plasëse në lokalin në Tiranë, shpallet në kërkim 47-vjeçari

29 Mars 2025, 13:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi me lëndë plasëse në lokalin në

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 47-vjeçarin Renato Mneri, i cili dyshohet se ka hedhur një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali në rrugën “Mustafa Gaxheri”.

Autori i dyshuar raportohet se ka precedent të theksuar kriminal të mëparshëm, ndërsa janë sekuestruar veshjet e përdorura nga 47-vjeçari ditën e ngjarjes dhe biçikleta që përdori për t’u larguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë”, informuan blutë.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.03.2025, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, ku plasi një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes.

47-vjeçari me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për tu larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Punohet intensivisht për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Po ndodh...