
EMRAT/ U kapën brenda shtëpisë së barit në Angli, dy shqiptarët e dënuar: Kishim borxhe për të larë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Britani. Mësohet se dy të arrestuarit kishin shpresuar të kërkonin azil në Mbretërinë e Bashkuar por më pas ishin marrë me trafikimin e lëndëve narkorike në Sheffield ku sipas tyre kjo ka ndidhur për të shkyer borxhet. Të arrestuarit janë 25-vjeçari Damiano Behari dhe 27-vjeçari, Eneo Guri të cilët u gjetën duke jetuar brenda një fabrike në Collëall Stree në Darnall pasi policia preu grilat në pjesën e përparme të magazinës mëngjesin e 5 dhjetorit 2023.
Prokurorja Stephanie Hollis i tha gjykatës së Sheffield Croën më 20 shkurt se dy të pandehurit kishin tentuar të iknin përpara se të arrestoheshin nga oficerët në vendngjarje. Në secilën prej tyre u gjetën gjithsej 475 funte dhe tre telefona celularë. Gjithsej 600 bimë gjendeshin brenda ambienteve ku rrinin shqipatarët disa prej të cilave arrinin deri në 91 cm lartësi. Impiantet u vlerësuan të vlejnë midis 252,000 dhe 350,000 £.
Avokati i Damiono Beharit tha se klienti i tij ishte larguar nga Shqipëria pasi kishte 50,000 euro borxh për trajtimin mjekësor për familjen e tij të sëmurë. Pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në pjesën e pasme të një kamioni, Damiano kishte nisur një lidhje false me një vajzë në Instagram. Por kur Damiano e takoi atë kuptoi se ishte futur në kurth. Ku me pas ai u mor me trafikimin e drogës. Duke mbrojtur Eneon, avokati Tim Gaubert tha se klienti i tij kishte shkuar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria me një varkë, duke marrë borxhe për të arritur.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128