EMRI/ Kapet me doza kakaine gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

25 Janar 2025, 16:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Kapet me doza kakaine gati për shitje, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë i riu me iniciale Enio Bendaj, pasi gjatë kontrollit fizik, kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një sasi lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu janë gjetur edhe 3 peshore që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. 29-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, 3 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, bazuar në informacionet e marra se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në Astir, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetas u bë pasi gjatë kontrollit fizik,kontrollit të banesës dhe të biznesit të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, një sasi lëndë narkotike kanabis, 3 peshore që shërbenin për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Po ndodh...