Çështja e vrasjes së Martin Canit kaloi për gjykim, flet shoku i tij, Luis Meçja: Duam drejtësi! Jam i gatshëm të dëshmoj në gjykatë

27 Mars 2025, 16:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çështja e vrasjes së Martin Canit kaloi për gjykim, flet

Luis Meçja, shoku i 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, ka folur për mediat, duke thënë se është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë, ndërsa theksoi se dëshiron drejtësi.

“Seancën nuk e kam përjetuar aq mirë. Duam drejtësi”, tha Meçja, i cili mbeti i lënduar nga sulmi.

I pyetur nëse është i gatshëm të dështmojë, ai u përgjigj duke thënë “Patjetër, gjithmonë.”

Çështja e Martin Canit kaloi për gjykim

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Gyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale.

Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga avokati i miturit, duke e çuar kështu çështjen në procesin e rregullt gjyqësor.

Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.

Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

I mituri Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”

Ndërkohë më 10 shkurt Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim, duke e lënë Mario Perlleshajn në masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Po ndodh...