Gjendet pa jetë 29-vjeçari në Astir në parkimin e pallatit ku banonte

16 Korrik 2025, 20:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet pa jetë 29-vjeçari në Astir në parkimin e pallatit

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë.

Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

 

Po ndodh...