Greva e urisë në Marinzë, punonjësi i “Bankers Petroleum” humb ndjenjat

20 Tetor 2025, 17:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Greva e urisë në Marinzë, punonjësi i “Bankers

Prej gjashtë ditësh vijon greva e urisë e punonjësve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë. Sot, një prej grevistëve ka humbur ndjenjat gjatë qëndrimit në ambientet e jashtme të sindikatës së sektorit hidrokarbur.

Raportohet se punonjësi Josif Lino, me detyrë mekanik, është transportuar menjëherë në qendrën shëndetësore të kompanisë, ku ka marrë ndihmë  mjekësore.

Në ditën e gjashtë të grevës së urisë, të paktën 10 anëtarë të këshillit sindikal kanë shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Protesta e punonjësve nisi pas mosarritjes së një marrëveshjeje të re me kompaninë. Ata kërkojnë rritje page, kushte më të mira pune, transparencë në kontratat e ardhshme dhe garanci për të drejtat e tyre profesionale. Sindikata ka paralajmëruar se do ta vazhdojë grevën derisa të ketë një zgjidhje konkrete.

 

 

Po ndodh...