I arrestuar 3 herë më parë, ky është shqiptari që dhunoi për vdekje shoferin grek

19 Nëntor 2025, 19:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

I arrestuar 3 herë më parë, ky është shqiptari që

Personi që shihni në foto është, 29-vjeçari shqiptar që dhunoi për vdekje 58-vjeçari grek në Neos Kosmos të Athinës. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e banorëve tregojnë se ngjarja nisi me një grindje verbale dhe më pas përfundoi në dhunë fatale.

Sipas njoftimeve, 29-vjeçari e ndoqi viktimën me motor dhe e ndaloi në një rrugë pa dalje, ku e goditi deri në vdekje. Avokati i të riut, Ioannis Glykas, tha se veprimet e viktimës, që e kishte spërkatur me spraj, nuk justifikojnë marrjen e jetës.

Dëshmitarët kanë treguar se konflikti nisi pranë rrugës Frantzi, ku dy drejtuesit u përplasën verbalisht. Pas incidentit të parë, situata dukej se u qetësua, por viktima e ndoqi të riun deri në një palestër pranë shtëpisë së tij. Aty 29-vjeçari u përball me viktimën dhe, sapo e pa në motor, nisi ndjekjen që përfundoi tragjikisht.

29-vjeçari kishte qenë më parë i arrestuar tre herë për shkelje të ligjit, por ato raste ishin të natyrës kundërvajtëse dhe nuk parashikonin ndalimin e përkohshëm.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitarit okular, i cili doli nga palestra dhe pa konfliktin, ka folur mbi dinamikën e ngjarjes.

Ai erdhi këtu rreth orës 16:15 dhe i tha dikujt në palestër se rreth gjysmë ore më parë pati një konflikt pranë Frantzit me një drejtues makine. Më tha ‘u ngatërrova në rrugë, dikush më bllokoi me motor’. I thashë “ngadalë se do më vrasësh” dhe ai m’u përgjigj “ik mor m…

Erdhi këtu, qëndroi rreth një çerek ore, bëri shaka me disa persona në palestër dhe pasi u qetësua u nis të largohej. Doli jashtë dhe hipi në motor. Tjetri kishte parkuar pranë pemës dhe po e priste. Sapo e pa, u dëgjua zhurma e rrotave dhe erdhi me makinë pranë tij duke e spërkatur”, tha ai.

Sipas dëshmitarëve, shqiptari e kishte helmetën e ulur, kështu që spraji nuk e kapi shumë. Ata thone se shoferi nuk zbriti nga makina, vetëm i tha “eja t’ju them diçka”, dhe iu afrua te xhami dhe e spërkati.

“Dëgjova zhurmën, dola jashtë dhe e pyeta “çfarë ndodhi?”. “Më spërkati me spraj”, më tha, dhe pastaj nisi ta ndjekë me motor”, tregoi ai në polici.

 

Po ndodh...

ide