
EMRI/ I dënuar me burg për drogë nga Gjykata e Apelit, arrestohet 41-vjeçari

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim pasi rezulton i dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Mariglen Abedini është ndaluar nga Policia Rrugore në Tiranë teksa udhëtonte me automjetin tip “Volkswagen”.
Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia Rrugore ndalon 1 shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me 5 vite burgim nga Gjykata e Apelit, për prodhim/shitje narkotikësh.
Në vijim të monitorimit dhe verifikimeve në të gjitha akset rrugore të kryeqytetit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore dhe ndëshkimin e autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Mariglen Abedini, 41 vjeç.
Pas verifikimeve ka rezultuar se ai ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vunë në pranga 41-vjeçarin, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128