Krimi makabër në Shënavlash, gazetarja: Hygerta po kërkonte në Tiranë për…

26 Shkurt 2024, 23:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Krimi makabër në Shënavlash, gazetarja: Hygerta po kërkonte
Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës dhe tentativën e manipulimit të ngjarjes nga familjarët e tij.

Ajo u shpreh se sipas shoqeve të klasës së Hygertës, kjo e fundit kishte filluar të kërkonte një punë me pagë të lartë në Tiranë, pavarësisht vendndodhjes, duke rritur dyshimet se ajo po kërkonte të zhvendosej përfundimisht në kryeqytet.

Gazetarja zbuloi po ashtu se sipas dëshmive të marra viktima Pëllumb Meta ishte agresiv dhe autoritar brenda shtëpisë, gjë që mund të ketë qenë edhe arsyeja përfundimtare e fëmijëve për eliminimin e tij fizik.

Sipas shumë dëshmive të marra Pëllumb Meta ka qenë shumë agresiv dhe autoritar në shtëpi duke kërcënuar herë pas here bashkëshorten. Arsyet përse fëmijët mund të kenë arritur deri në këtë pikë und të kenë qenë presionet e ushtruara nga ai. Kështu e kishte fejuar edhe vajzën e madhe, si kishte dashur ai vetë.

Shoqet e klasës së Hygertës kishin treguar se ajo po kërkonte një punë me pagë të lartë në Tiranë dhe dyshonin se ajo kërkonte të zhvendosej në Tiranë. Këtu besoj se hyn faktori psikologjik”, u shpreh ajo mes të tjerash.