Ish-kryebashkiakja socialiste e Libohovës merret e pandehur nga GjKKO

Luiza Mandi ish-kryebashkiake e Libohovës është marrë e pandehur nga gjykata e posaçme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Bëhet fjalë për një kallzim të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.
Duke u njohur më këtë fakt qytetari ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmev të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.
Por gjatë përfundimit të punimeve denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij. Në këto kushte Prokuroria e Posaçme ka nisur ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishite cënuar pronësia e familjes nga Libohova.
Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë. Sipas burimeve Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë Shqipërisë e ndërsa hetimi ndaj saj është kryer në mungesë në gjendje të lirë.

Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



