Lajme flash

Kryen të paktën 13 grabitje në qytete spanjolle, arrestohen anëtarët e bandës shqiptaro-italiane

10 Prill 2024, 16:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kryen të paktën 13 grabitje në qytete spanjolle, arrestohen
Tre anëtarë të një bande kriminale të përfshirë në grabitje janë arrestuar nga policia spanjolle.

Grupi me shqiptarë dhe italianë kishin kryer grabitje në qytetet A Laracha, Bergondo, Carral dhe Culleredo. Garda Civile i ka lokalizuar në Arteixo, ku ishin vendosur.

Nga atje ata u zhvendosën dhe sulmuan shtëpitë në zonat kufitare.

Ata kanë shfrytëzuar mungesën e pronarëve të banesave si gjatë festave për të kryer grabitjet, duke lënë sa më pak gjurmë dhe duke komplikuar kështu hetimet.

Ky grup u përqendrua kryesisht në shtëpi të izoluara. Garda Civile i lidh ata drejtpërdrejt me deri në trembëdhjetë grabitje në qytetet A Laracha, Bergondo, Carral dhe Culleredo. Hetimi shterues bëri të mundur gjetjen e vendit ku grupi ruante sendet e vjedhura, duke sekuestruar bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë.

 

Po ndodh...