Reshjet e dendura të shiut, përmbysin Lezhën

19 Janar 2023, 07:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshjet e dendura të shiut, përmbysin Lezhën

Moti i keq ka krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Kanalizimet nëntokësore kanë shpërthyer dhe uji ka dalë në sipërfaqe.

Situata më problematike paraqitet në lagjen ‘Besëlidhje’, ku përmbytja ka vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve. Gjithashtu uji ka bllokuar hyrjen e disa pallateve në bllokun e banimit 11 janari.

Probleme ka dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.

 

Po ndodh...

ide