“Më ka nxirë jetën për 16 vite”/ Nëna e dhunuar kërkon fëmijët: Nuk braktisa ata, por burrin

15 Maj 2024, 21:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Më ka nxirë jetën për 16 vite”/ Nëna e
Rastet e dhunës në familje janë shtuar shumë së fundmi. Një prej tyre trajtohet sonte në “Stop” në Tv Klan. Elda Shkurti tregon është martuar që 19 vjeçe me Anton Shkurtin. Nga kjo martesë 16-vjeçare kanë 2 fëmijë, djali 15 vjeç dhe vajza 8 vjeçe.

Zonja tregon se është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga bashkëshorti i saj gjatë gjithë kohës, por ka qëndruar për hir të fëmijëve. Ajo nuk mundi të duronte më, ndaj në vitin 2022, e pamundur të duronte më, Elda largohet duke marrë me vete të voglën pasi djali nuk pranonte t’i bashkohej.

“Unë nuk kam braktisur fëmijët e mi sepse i kam kërkuar në çdo instancë shtetërore. Unë kam braktisur atë person dhe dhunën që ka ushtruar ndaj meje sepse realisht ma ka nxirë jetën për 16 vite me radhë. Nuk kam shkuar asnjëherë në një dasmë të fisit tim, kam qenë thjesht rrobaqepësi-shtëpi, kaq ka qenë jeta ime dhe unë duhet t’i bindesha atij për çdo gjë.

Nga emisioni ‘Stop’ unë kërkoj në radhë të parë fëmijët e mi sepse çdo nënë punon, jeton, aq më tepër unë që jam rritur pa nënë vetë dhe e di çfarë do të thotë. Dua që të marr fëmijët e mi, t’i kem këtu dhe të jetoj e qetë dhe të pushojë ky ankth. Unë dua të eci e lirë. Nuk kam bërë asnjë gabim në këtë botë që të jetoj pa fëmijët e mi dhe të jetoj me frikë, do ta kem jetën sot, nuk do ta kem nesër”.

Pas këtij akti, bashkëshorti ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj ku përveçse e ka dhunuar, i ka marrë edhe vajzën me justifikimin se do të qëndronte për disa orë. Çifti është në proces divorci, ndaj në korrik të vitit 2023 gjykata ka vendosur me vendim të përkohshëm duke i njohur nënës kujdestarinë e fëmijëve. Gjykata i ka lënë detyrë shërbimit social të ndërtojë marrëdhënien me fëmijët dhe përmbarimit të ekzekutojë vendimin e gjykatës. Por kjo nuk ndodh.

Punonjësja: Duke qenë se djali është 15 vjeç, i merret mendimi atij fëmije, në bazë të ligjit, që ne kemi. Për gocën, ja morëm masë për gocën. Asnjë nuk ta merr gocën me forcë, nuk mund ta marrim me dhunë.

Edhe pse marrëdhënia me fëmijët ka qenë mjaft e mirë, sot ata nuk pranojnë të shkojnë tek nëna.

Vajza: Dil, se do marr urdhër mbrojtje.

Zonja drejtohet në zyrën përmbarimore e cila thotë se ekzekutimi po pengohet për shkak të zvarritjes nga shërbimi social.

Përmbaruesja: Realisht, nuk bëj dot asgjë, në këto kushte, që jam.

Qytetarja: Domethënë çdo gjë varet nga shërbimi social?

Përmbaruesja: Nga shërbimi social sepse ato na kanë zvarritur herë pas here. T’iu çoj dhe një paralajmërim për gjobë, se kam ngelur, vër gjoba atyre, vër gjoba këtyre. Tani ato shkresat i marrin, nuk është se nuk i marrin. T’i vë prapë gjobë policisë që dhe ata të kthejnë përgjigje sa më shpejt!

Shërbimi social i thotë se djali nuk mund të merret pa miratimin e tij, ndërsa për vajzën i thonë se nuk mund të merret me dhunë. Zyra përmbarimore akuzon shërbimin social se po zvarrit çështjen.

Që prej vitit 2022 e deri në 2023-in, gjykata e ka pajisur zonjën Elda Shkurti me urdhër mbrojtjeje. Por edhe gjatë kësaj kohe, bashkëshorti e ka thyer urdhrin e mbrojtjes disa herë.

“Stop” publikon pamjet e kamerave nga vendi i saj i punës, ku ai ka qenë i shoqëruar nga djali i tyre 15-vjeçar. Anton Shkurti ka thyer urdhrin që përcakton 100 metra distancë dhe fillimisht i gjuan me një send Eldës e më pas i afrohet në fytyrë duke i përshtyrë.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128