
Vëzhgim/ “Narko Taxi”, bota e errët e taksive në Tiranë, shitje kokaine dhe punonjëse seksi

Kokaina po shpërndahet nëpër Shqipëri si kurrë më parë. Të gjesh kokainë në Tiranë është aq e lehtë sa të blesh cigare. Zbulohet për herë të parë një rrjet taksish që shpërndajnë kokainë në kryeqytet. Një shërbim publik i menaxhuar nga disa kompani private është streha më e re e trafikantëve. Kokainën e gjen në taksi, kudo dhe kurdo.
Zëri sjell “NARCO TAXI”, një investigim mbresëlënës për fenomenin e panjohur. Online në të gjitha kanalet e ZËRI më 26 shkurt ora 18:30!
Në dokumentarin, i cili është fryt i një investigimi disamujor, faktohet me zë dhe me figurë, sesi shoferët e taksive, të disa prej kompanive që operojnë në Tiranë, janë shndërruar në ndërmjetës të trafikut të kokainës. Në bisedat me bashkëpunëtorët e medias, taksistët zbulojnë se sigurimi dhe shitja e kokainës është një fenomen i zakonshëm, ndërsa nuk mungojnë as ofertat për punonjësit e seksit, duke treguar edhe emrat e hoteleve ku do ofrojnë shërbimet e tyre.
Taksistët i sigurojnë bashkëpunëtorit, kokainën, kontaktet me shitësit, e madje dhe i ofrojnë hapësirën e brendshme të makinës për të konsumuar lëndën narkotike. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, taksistët konsumojnë edhe vetë kokainë, dhe më pas dalin në rrugët e kryeqytetit, duke u bërë burim aksidentesh apo ngjarjesh të tjera të rënda./ Zëri
-
Foto/ Dënohet me burg “bosi” shqiptar i drogës në Skoci
21 Shkurt, 18:57

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128