Në kërkim nga Italia për trafikun e 100 kg droge dhe pengmarrje, kush është 40-vjeçari që u kap në Shëngjin

19 Shkurt 2024, 12:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në kërkim nga Italia për trafikun e 100 kg droge dhe pengmarrje,

Ardian Sufaj alias Pllumb Sufaj 40 vjeç do të ekstradohet nga Shqipëria në Itali pas finalizimit të procedurave nga autoritetet në Shqipëri dhe ato në Itali.

Për 40-vjeçarin Gjykata e Apelit e Triestes ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”.

Por kush është Ardian Sufaj alias Pllumb Sufaj?

Ai u arrestua në Shëngjin pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e 100 kg kokainë dhe për pengmarrje.

Isufaj u kap në një lokal pas informacioneve që policia shqiptare kishte marrë për vendndodhjen e tij.

40- vjeçari Sufaj cilësohet si kreu i një organizate kriminale në vendin fqinj që merrej me trafikun e kokainës.

Gjatë periudhës tetor 2022- janar 2023, bashkë me persona të tjerë, ai ka blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

Gjatë transportimit kokaina është vjedhur nga persona të paidentifikuar dhe Ardian Sufaj me bashkëpunëtorë të tij kanë marrë peng një shtetas italian në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128