“Nuk doja ta vrisja”, shqiptari në Gjermani përballet me nënën e viktimës në gjykatë

Një shtetas shqiptar, i quajtur Fisnik H, është përballur në gjykatë me akuzën se ka vrarë një 31-vjeçar me origjinë turke në Gjermani.
24-vjeçari e pranoi akuzën, teksa tha se ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, shkruan Bild.
Ai ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës, i cili ndërroi jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks.
I riu shqiptar u shpreh se ishte penduar dhe kërkoi falje.
“Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar. Unë thjesht doja të flisja me të. Mustafa goditi vëllain tim të vogël. Ai donte të më thyente edhe kockat ”, tha ai.
24-vjeçari u përball në sallën e gjyqit me nënën e viktimës, e cila në një moment ndërpreu seancën dhe e paralajmëruar: Kujdes! Thuaj të vërtetën, i çmendur.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 qershor të vitit 2022 në një park në Gaarden.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
