Përfshihet nga flakët një banesë në katin e 5 në Burrel, detajet e para

Një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit është përfshirë nga flakët këtë të enjte.
Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë banesën, ndërkohë që familjarët arritën të dalin në kohë jashtë dhe të mos pësojnë lëndime.
Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit të cilat ndërhynë për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të pallatit pesë katësh. Pas disa minutash lufte me flakët ekipet zjarrfikëse arritën ta neutralizojnë zjarrin.
Paraprakisht mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale pasi ka përfshirë gjithë banesën me tre dhoma. Grupi hetimor bën të ditur se zjarri ka djegur thuajse të gjitha orenditë shtëpiake, ndërsa tashmë familjarët do të duhet të strehohen diku tjetër. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në këtë banesë.
-
Tentativë grabitje me armë në Vlorë
4 Janar, 15:53 -
-
E rëndë në Itali, shqiptari gjendet i varur në një pemë
4 Janar, 15:16
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


