Përplasen dy makina në Sarandë, 7 vjeçarja niset me urgjencë te Trauma

20 Gusht 2024, 15:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasen dy makina në Sarandë, 7 vjeçarja niset me

Një aksident ka ndodhur në Sarandë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, një vajzë 7-vjeçare ka mbetur e lënduar.

E mitura, e cila ishte pasagjere në njërin prej mjeteve është transportuar drejt Spitalit të Traumës, për mjekim të specializuar.

Policia ka arrestuar drejtuesin e njërit prej mjeteve, pasi dyshohet se ai ishte shkaktar i aksidentit.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasit:

– R. A., 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sarandë-Skërficë”, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin L. H., 37 vjeç, banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.”, njofton policia.

 

Po ndodh...