Përplasi me makinë shefin e kuzhinës dhe e la të vdekur në asfalt, arrestohet i riu shqiptar në Itali

8 Mars 2025, 16:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Përplasi me makinë shefin e kuzhinës dhe e la të vdekur
Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, për akuzën e vrasjes në rrugë dhe mosdhënies së ndihmës.

Nga hetimet nga rezultuar se ai ka përplasur me makinën e tij, Roberto Brancaccios, 41-vjeçari që ishte shef kuzhine.

Ngjarja ka ndodhur më 14 dhjetor 2023 në Nomentana.

Autori i dyshuar duke drejtuar një Alfa Romeo, ka përplasur shefin e kuzhinës teksa ai po shkonte me skuter për në punë, duke e lënë të vdekur në asfalt dhe duke ikur menjëherë më pas.