Plagosja e 18-vjeçares në “Gjuta hotel” në Sauk, gjykata lë në burg të dashurin

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Vleftësimin e arrestit dhe Caktimin e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim E.Gj. të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve
shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar respektivisht nga nenet 300, 301 dhe 278, prg.1, të Kodit Penal, V.Gj. të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara respektivisht nga nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal dhe M.R. të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuara respektivisht nga nenet 300 dhe 301 të Kodit Penal.
Gjykata, me vendimin e saj, të arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, ditën e sotme, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në seancë, prokurorin i cili në konkluzione përfundimtare kërkoi:
1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim E. Gj. dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V. Gj. (D.) dhe caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
3. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim M. R. dhe caktimin ndaj e masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale. Pasi ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura
nga palët, Gjykata, në përfundim gjykimit, në bazë dhe për zbatim të nenit 112, 228-230, 238, 244, 251, 252, 258, dhe 259 të Kodit të Procedurës Penale:
V E N D O S I:
1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim E. Gj., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar respektivisht nga nenet 300, 301 dhe 278, prg.1, të Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim E. Gj., të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V. Gj. (D.), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuara respektivisht nga nenet 300 dhe 301 i Kodit Penal.
4. Caktimin ndaj personit nën hetim V. Gj. (D.), të masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
5. Urdhërohet personi nën hetim V. Gj. (D.), të paraqitet para shërbimeve të policisë gjyqësore, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, çdo të hënë, ora 10:30.
6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim V. Gj. (D.), nëse në ngarkim të tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues, arrest në burg, dhe/ose ndonjë vendim penal dënimi me burgim, i formës së prerë.
7. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim M. R., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuara respektivisht nga nenet 300 dhe 301 i Kodit Penal.
8. Caktimin ndaj personit nën hetim M. R., të masës së sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
9. Urdhërohet personi nën hetim M. R., të paraqitet para shërbimeve të policisë gjyqësore, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë, të çdo muaji, ora 10:00.
10. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. R., nëse në ngarkim të saj nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues, arrest në burg, dhe/ose ndonjë vendim penal dënimi me burgim, i formës së prerë.
11. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore.
12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128