Plagosja e Selami Brahimit në Shkodër, zbardhen detaje, konflikti u ndez nga një vdekje brenda familjes, autori e priti rreth një orë dhe…
Policia vendore e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e shtetasit Selami Brahimi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 8 shkurt në lagjen “Xhabiej”.
Mësohet se autori i plagosjes, shtetasi Sulejman Kapllani, 68 vjeç është xhaxhai i gruas i të plagosurit.
Kështu Kapllani tentoi që të vrasë dhëndrin e shtëpisë 60-vjeçarin Selami Brahimi.
Sipas burimeve në rrugë operative që ka marrë policia vendore e Shkodrës, edhe pse të afërm, ata kanë pasur konflikte prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes.
68-vjeçari dyshohet se ka qëlluar nga një automjet tip Skoda Fabia ngjyrë e bardhë të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit kur ka ardhur drejt Shqipërisë duke qenë se jeton në Itali.
Ky automjet pas ngjarjes nga kçyrja e kamerave të sigurisë u gjet i parkuar në lagjen “Rus” në Shkodër dhe brenda saj edhe arma e zjarrit automatik kallashnikov. Brenda mjetit janë gjetur edhe 8 gëzhojat e automatikut ndërsa një gëzhojë u gjet në vendin e ngjarjes e cila është e njëjtë më gëzhojat brenda automjetit, provë e cila çoi në zbardhjen e kësaj ngjarje.
Shtetasi Sulejman Kapllani mësohet se u arrestua në Gjermani, por nuk u ekstradua menjëherë pasi është një shtetas me dokumentacione italiane dhe shteti gjerman kërkoi vendim nga një gjykatë shqiptare.
Një ditë më parë gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi për ekstradimin e 68 vjeçarit nga Gjermania drejt Shqipërisë dhe tashmë pritet ardhja e tij drejt vendin tonë si person i dyshuar për plagosjen. Shtetasi Sulejman Kapllani njihet si person me precedent dhe rrezikshmëri në Itali ku jeton ndërsa i plagosur Selami Brahimi ka qenë i dënuar në Zvicër për lëndë narkotike për disa vite kohë më parë.
Por cili është konflikti mes këtyre të afërmve. Shtetasi Musa Kapllani është vjehrri i të plagosurit Selami Brahimi dhe u nda nga jeta në janar të këtij viti por edhe vëllai i autorit të dyshuar Sulejman Kapllani. Gjithçka nisi pas kësaj vdekjeje. Musa Kapllani që prej vitit 2013 nuk fliste me dy vëllezërit e tij. Në 2013-ën vëllai i vogël Bërhan Kapllani vrau në Itali ish-bashkëshorten e tij Orjeta Boshi dhe të dashurin e saj Shpëtim Hana ndërsa u dënua nga shteti italian me burgim të përjetshëm. Që prej asaj kohe Musa Kapllani ka ndërprerë marrëdhëniet me dy vëllezërit Sulejmanin, autori i dyshuar i plagosjes dhe Bërhanin, që u dënua për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe një personi tjetër.
Pas vdekjes së Musa Kapllanit, familja e këtij të fundit nuk shkroi në letrën e njoftimit të vdekjes emrat e dy xhaxhallarëve, Bërhanit dhe Sulejmanit. Ky i fundit nga Italia ka debatuar lidhur me këtë çështje duke mos e pranuar dhe duke u ndjerë i fyer, debat në të cilin është përfshirë edhe i plagosuri. Ky konflikt nuk është shuar mes tyre por ka agravuar. Më 5 shkurt të këtij viti autori i dyshuar ka ardhur nga Italia drejt Shqipërisë ndërsa në Rinasi mori me qira makinën nga e cila kreu krimin mbrëmjen e 8 shkurtit. 68 vjeçari Sulejman Kapllani dyshohet se qëlloi me 10 plumba në drejtim të dhëndrit të mbesës së tij Selami Brahimi i cili mori një plumb në fytyrë dhe shpëtoi mrekullisht. Autori mësohet se ka pritur rreth një orë derisa Brahimi erdhi tek lokali i tij dhe sapo la mbesën e vogël në një pallat qëlloi në drejtim të 60 vjeçarit. Pasi kreu atentatin, 68 vjeçari u largua përmes doganës së Hanit të Hotit drejt aeroportit të Podgoricës dhe nga aty në Berlin të Gjermanisë ku edhe u arrestua. Tashmë pritet ekstradimi nga autoritetet gjermane pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Shkodër. I plagosuri nuk ka pranuar të rrëfejë ngjarjen duke thënë se nuk e kanë idenë se kush janë autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt me askend ndërsa pritet se cila do të jetë dëshmia e Sulejman Kapllanit si autor i dyshuar. Kjo është pista kryesore ku po heton policia përmes informacioneve në rrugë operative sepse deri më tani as të afërmit e tjerë që kanë dijeni dhe janë marrë në pyetje nuk kanë pranuar të dëshmojnë këtë konflikt për efektivët.
-
Është e njëjta? Dalin fotot e Sarës së BBV para ndërhyrjeve estetike
12 Shkurt, 10:30 -
-
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128