Psikologia myslimane: Martesa me tre gra, një e drejtë. Vajza është gati nëse i kanë ardhur menstruacionet

Rasti i mjekut kirurg Dervish Hasi ka tronditur mbarë opinionin publik. Gjykata e Tiranës vendosi ta linte në burg ditën e shtunë me akuzën “Trafikim të të miturve” dhe “Pornografi”.
42-vjeçari, që punonte si mjek në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe që ishte praktikant i fesë myslimane, shfrytëzonte seksualisht një 16-vjeçare prej dy vitesh, duke i premtuar se do të bëhej bashkëshortja e tij e katërt.
Për këtë është folur mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” me dy psikologet, Ermela Shllaku dhe Ikbale Berisha Huduti.
Kjo e fundit si studiuese e fesë islame sqaroi edhe njëherë deklaratën e saj se femra është e gatshme të martohet kur i vijnë mestruacionet e para.
“Nga aspekti fetar, vajza në momentin kur i vjen cikli i parë është e rritur pjesërisht. Por jo mendërisht dhe nuk është e gatshme për martesë. Martesa nuk pranohet nëse nuk është me pëlqimin e prindit deri në moshën 18 vjeçare. Kurrësesi nuk i lejohet pa lejen e prindërve të marrë hapa të mëdha për martesë”, tha ajo.
Prokuroria ka kërkuar gjithashtu të merren masa edhe për prindërit e vajzës dhe 3 gratë e tjera të kirurgut. Por sipas Ikbales nuk është e drejtë të dënohen 3 gratë e tjera pasi shkel të drejtën e besimit fetar.
“Pornografia është e ndaluar rreptësisht në islam. Në këtë aspekt është e drejtë të dënohen. Por për shkak të martesës ligji nuk mund t’i akuzojë sepse shkel të drejtën e besimit fetar. Shkak mund të jetë edhe varfëria.
Duhet parë bagazhi i 3 zonjave të tjera. Unë edhe si nënë, edhe si gjyshe, edhe në islam, kjo është gabim dhe nuk është e lejueshme. Doktori nuk ka të drejtë t’i mbajë në një dhomë”, shprehet psikologia Ikbale Berisha.
Ajo bëri edhe një koment për reagimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili u distancua nga ngjarja përmes një deklarate.
“KMSH nuk e përfaqësojnë gjithë myslimanët. KMSH nuk ka qenë real në këtë çështje. Sepse ata janë hanefi. Një drejtim tjetër juridik”, thotë Ikbalja.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
