
Rrëmbeu, përdhunoi dhe plagosi partneren, arrestohet 40-vjeçari shqiptar! I bënte video seksuale që ia shiste të tjerëve

Autoritetet policore në Rimini të Italisë kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij pasi e filmonte për persona të tjerë.
Mediat italiane raportojnë se partnerja e shqiptarit ishte paraqitur në komisariat ditët e fundit, duke shfaqur mavijosje të dukshme në fytyrë, si dhe një frakturë të gojës, me dhëmb të thyer, duke raportuar para hetuesve se ishte sulmuar nga partneri i saj.
Gruaja, në fakt, edhe pse synonte të largohej nga partneri për shkak të dhunës së mëparshme që kishte pësuar, e acaruar nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike nga i dyshuari, pas disa ditësh diskutime kishte pranuar ta takonte në një hotel, ku ai ndodhej. Por aty nisi tortura e vërtetë.
Për disa orë ai e mbylli duke e penguar të largohej apo të kërkonte ndihmë dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.
Gjatë hetimeve rezultoi se viktima ishte e nënshtruar totalisht prej disa kohësh nga partneri i saj nën dhunë dhe se i ishin zhvatur 20 mijë euro. Gjithashtu rezultoi se ishte detyruar që të bënte video seksuale, që shqiptari ja u shiste personave të tjerë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128