Sarandë/ Sherr mes adoleshentësh, plagoset me 3 thika 17-vjeçari. Autori përfundon në polici

27 Mars 2025, 17:19 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sarandë/ Sherr mes adoleshentësh, plagoset me 3 thika

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”. Si pasojë e një sherri, ka mbetur i plagosur me tre thika, i mituri B. K 17 vjec, banues në Sarandë, nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

Ai është goditur me një thikë në stomak dhe dy në ije. I mituri ka qenë i shoqëruar bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17 vjecarin K. Cora, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marë ndihmën e parë e më pas me autoambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia ka arritur të kapë autorin e dyshuar, i cili nuk rezulton se ndjek arsimin.

Ky i fundit mësohet se ka hedhur thikën në një zonë me ferra me qëllim fshehjen e saj. K. Cora njihet si person problematik nga policia e Sarandës, pasi në janar 2024 rezulton të ketë plagosur me dorezë edhe një te mitur tjetër në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini”.

 

Po ndodh...