Sëmuret Behar Bajri, i dënuari dërgohet në spitalin e burgut

3 Prill 2024, 17:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sëmuret Behar Bajri, i dënuari dërgohet në spitalin e burgut
Behar Bajri alias Bajrovic, i dënuar me burg për vrasje, është transportuar nga qelia në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh Bari po merr mjekim në spital dhe deri në rekuperimin e tij ai do të vëzhgohet nga mjekët por edhe gardianë të burgut.

Behar Bajri u ekstradua me 16 Nëntor 2023 nga Franca drejt vendit tonë.

Ndaj Behar Bajrit rëndojën 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”.

Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në vendin tonë gjetjet e tyre.

 

Po ndodh...