
Plagosi me thikë dy vëllezërit, shpallet në kërkim 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi akuzohet për plagosje me dashje.
Blutë sqarojnë se 33-vjeçari një ditë më parë ka plagosur me thikë dy vëllezër në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, për shkak të një konflikti të çastit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 46 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin E. Ç., 33 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç (vëllezër) dhe më pas shtetasi E. Ç. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, 2 vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”,- thuhet në njoftimin e bluve.
Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128