Shtrenjtohen shtëpitë në Elbasan, ja sa është çmimi për metër katror
Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Elbasan çmimet e shitjes së apartamenteve, në dy vitet e fundit, kanë pësuar rritje, e cila varion nga 20-30%.
Sipas ekspertëve shkak është fakti se të rinjtë për shkak të afërsisë dhe çmimeve të kripura në kryeqytet po blejnë shtëpi në Elbasan. Edhe emigrantët po investojnë në pasuri të paluajtshme.Për të blerë një apartament në qendër, në pallatet e reja, çmimet variojnë nga 800 deri në 1000 euro.
“Ndërsa apartamentet e vjetra kanë një çmim më të pranueshëm, ndaj rezultojnë me kërkesë më të lartë”, është shprehur agjenti imobiliar, Eluert Dika për Vizion Plus.
Për një qytet me të ardhura të vogla si Elbasani çmimet e apartamenteve janë të papërballueshme e sidomos për çiftet e reja të cilët i drejtohen bankave për financim.
Teksa çmimi i qirave është rritur ndjeshëm në Elbasan, agjentët imobiliar shohin nje rritje edhe te kërkesave për qira ditore.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128