Sherri për pronat në Thumanë, dy kushërinjtë plagosin njëri-tjetrin me armë

25 Korrik 2024, 22:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sherri për pronat në Thumanë, dy kushërinjtë plagosin

Policia e Shtetit ka reaguar pas konfliktit ku u përdorën armët e zjarrit në Thumanë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se konflikti ka ndodhur mes dy kushërinjve, njëri prej tyre efektiv policie, për motive pronësie.

Të plagosurit janë efektivi i Policisë Sahit Ahmeti (Sela) dhe Adrian Sela, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, duke marrë trajtim në spital.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128