
Shpërthen granata teksa po punonin tokën me bel, plagosen dy gra dhe një burrë në Prrenjas

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kakavec pranë Prrenjasit ku 3 persona kanë qenë duke punuar tokën me bel, kur janë plagosur nga një granatë.
Të plagosurit janë Olsi Elezi, 45 vjeç, Yllka Bishtogu 61 vjeçe dhe Viturie Bishtogu 58 vjeçe.
Policia bën me dije se ata kanë pësuar dëmtime të gjymtyrët e poshtme dhe janë dërguar në spital ku aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.
Njoftimi i policisë
Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O. E. dhe shtetaset Y. B. dhe D. B., duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të cilët nuk kanë pësuar dëmtime.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128