Tentuan të dhunojnë gjyqtarët pas ndeshjes me Bylisin, Policia e Shtetit shoqëron disa tifozë të Tiranës

25 Maj 2023, 19:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tentuan të dhunojnë gjyqtarët pas ndeshjes me Bylisin, Policia e

Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit përfundoi në paqe 2-2, por duket se vetëm rezultati ishte i tillë.

Bardheblutë protestuan gjatë për një penallti të akorduar në favor të ballshiotëve në fund, pasi sipas tyre ishte inekzistente.

Madje, në fundin e sfidës së luajtur në Rrogozhinë, tifozët e Tiranës kanë hyrë në fushë duke tentuar të dhunojnë arbitrat.

Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se ka shoqëruar disa shtetas. Vlen të theksojmë se arbitër kryesor ishte Kridens Meta.

Njoftimi:

Rrogozhinë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128