Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet për thyerje të masës së arrestit shtëpiak.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet G.L., i cili ishte në arrest shtëpiak për shitje droge.
“Si rezultat i kontrolleve të kryera 24/7, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G.L., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
