
"Vajza në poligon dhe hapja e gropës"/ Vrasja e Pëllumb Metës, policia do të kryej 2 eksperimente hetimore

Policia e Durrësit ka vendosur të kryejë 2 eksperimente hetimore, për të hedhur dritë mbi mekanizmin dhe autorësinë e vrasjes së Pëllumb Metës. Nisur nga deklaratat kontradiktore të fëmijëve është vendosur që vajza të dërgohet në një poligon dhe do t’i jepet një armë e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja.
Ajo duhet t’iu dëshmojë hetuesve, sesi e përdori armën dhe ekzekutoi babain e në këtë mënyrë, hetuesit do të mund të binden nëse ajo është e aftë të përdorë armë zjarri dhe të qëllojë 4 plumba. Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.
Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni, 3 ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë. Ndërsa pretendonte se babai i kishte dhunuar në mënyrë sistematike.
Policia arrestoi më pas dy djemtë e viktimës dhe ishte Hyseni djali i madh që pranoi krimin. Të dy janë tërhequr nga deklarimet e tyre, ndërsa i përket motivit, policia ende nuk ka mundur ta përcaktojë atë. Ndërkohë vijojnë hetimet për rolin e Blerina Metës, gruas së viktimës e cila për momentin është në gjendje të lirë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128