Zbardhet plagosja në Shijak, në vendngjarje pati shkëmbim zjarri, pranga pronarit të dyqanit

Policia e Durrësit ka zbardhur plagosjen me armë zjarri në Shijak e ndodhur një ditë më parë, ku mbeti i plagosur një 36-vjeçar i cili nuk ishte i përfshirë në ngjarje.
Policia sqaron se konflikti ndodhi mes pronarit të dyqanit për pjesë këmbimi, A.D. 27 vjeç dhe dy personave të tjerë, A.H. 30 vjeç dhe Xh.P. 33 vjeç.
Këta të fundit qëlluan me pistoletë në drejtim të pronarit të dyqanit pasi ishin konfliktuar fizikisht më herët. Plumbat prekën 30-vjeçarin E.D. që ndodhej brenda në dyqan atë moment, por nuk kishte lidhje me konfliktin.
Nga ana tjetër, pronari i dyqanit iu kundërpërgjigj me armë autorëve, duke qëlluar në drejtim të tyre.
Më pas armën e kishte fshehur. Por u gjet nga uniformat blu dhe u sekuestrua. Pronari i dyqanit u arrestua nga policia dhe akuzohet për “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Kurse dy personat e tjerë që janë shpallur në kërkim, A. H. dhe Xh. P., akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


