Zbulohet depo armësh në Vlorë, gjenden pistoleta, kallashnikovë, mina e targa! Një i arrestuar

Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës. Mësohet se deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e mina me telekomandë.
Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash. Nga pamjet dallohen ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat.
Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga. Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen '10 korriku', ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.
Nuk dihet nëse me këto armatime ishte planifikuar ndonjë atentat, apo kjo depo shërbente për shitjen e tyre për llogari të grupeve kriminale.
Çfarë është zbuluar deri më tani
-3 mina
-2 kallashnikovë
-2 pistoleta të llojit skorpion
-2 pistoleta glock
-1 pistoletë me mulli
-Targa
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


