“Vëllai im u vesh me fustan”/ Juli tregon sekretin e jetës: Kemi ikur në Gjermani me pasaportë fallso

12 Shkurt 2024, 14:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Vëllai im u vesh me fustan”/ Juli tregon sekretin e

Daja e 27-vjeçares që u vetëvra pas publikimit të fotove intime në rrjetet sociale kërkon drejtësi.

Ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2 vjeçe.

I afërmi thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton.

Daja kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Pjesë nga prononcimi për mediat

Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?

Në shtëpinë e mamasë së vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.

Kanë pasur dijeni familjarët për lidhjen që kishte?

Jo fare, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni.

Ka shfaqur shqetësime?

Jo fare. Unë kam ardhur kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur por nuk i ka shfaqur.

Ka probleme me bashkëshortin?

Jo jo. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin tim e njoh. Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare.

 

Po ndodh...