I mori 200 mijë euro të riut për ta 'bërë bullgarë', zbardhen detaje nga gjyqi i 37-vjeçarit: Njoh ministra...

12 Shkurt 2024, 12:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

I mori 200 mijë euro të riut për ta 'bërë

Lorin Xhelilaj doli para gjykatës së Tiranes si i dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha gjatë seancës me dyer të mbyllura ndaj 37-vjeçarit prokurori deklaroi se shtetasi Denis Buzali e kishte njohur të akuzuarin gjatë kohës qe ishin me pushime në Turqi.

Ata u njohën në 2022 dhe më pas kishin pirë kafe. “ ai më tha se njihte ministra të ndryshëm dhe bënte tregti armësh. Më tha të investoja tek fondacioni i tik”, denoncon Buzali, “dhe pranova duke u bindur për investim”.

Fillimisht i arrestuari kërkoi 13 mijë euro për një pasaportë bullgare. Dhe më pas pas në dhjetor 2023 i ka dhënë dhe 200 mijë euro. Lorini pas kësaj nuk i përgjigjej më në telefon dhe ndërpreu komunikimet.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se gjatë kqyrjeve të bisedave mes të dyve janë administruar nga polici bisedat në WhatsApp.

Prokuroria, sipas gazetares Hoxha tha se i dyshuari ka alibinë e tij.

“Më ka kërkuar të pastroj një milionë euro që ishin fituar nga call centerat”,  ka deklaruar i dyshuari.

Prokuroria deklaroi se në rast se kjo alibi është e vërtëtë dhe do të vërtetohet do ngrejë akuzë edhe për denoncuesin.

Lorin Xhelilaj raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha,  u rrëfye në gjykatë. “Ka një pasktësi”, deklaroi i riu, ”ne kemi bërë disa pushime bashkë dhe e kam pyetur me çfarë merresh. Më tha jam It dhe më pas më tregoi se kishte disa call centera dhe merrej me bitcoin. I thashë se përfaqësoj kompani që merret me tregëti armësh dhe për këtë kam foto që merrem me këtë. Ai më tha dua t’i legalizoj lekët, në atë kohë i duhej një pasaportë për në Angli, unë i thashë meqë kam gjyshërit nga Dibra do të ndihmoj me pasaportë bullgare pavarësisht se nuk merrem me këto gjëra”.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128