Gjenden dy automjete të djegura në shtratin e lumit Mat, dyshimet
Dy automjete janë gjendur të djegura në shtratin e lumit Mat. Dyshohet se këto automjete janë të autorëve të antentatit të Gurëz të Kurbinit, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.
Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Atentati ndodhi të shtunën e 10 shkurtit, në një firmë inertesh, ku disa persona qëlluan me breshëri, duke lënë të vdekur ekonomistin 70-vjeçar Selman Mihana dhe të plagosur pronarin, Ardian Gjeloshi, 52-vjeç.
Dy janë pistat ku janë fokusuar hetimet e policisë. E para lidhet me konfliktet për shkak të firmës së inerteve ndërsa pista e dytë sipas policisë është ajo e hakmarrjes. Emra të familjes Gjeloshaj u lakuan në një ngjarje të rëndë te ndodhur në vitin 2002.
Përgjatë dy ditëve janë shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër i konsiderueshëm, personash të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të vlefshme për grupin hetimor.
-
-
-
-
Mourinho po mëson gjermanisht dhe i “shkel syrin” Bayern Munich
12 Shkurt, 11:30 -
-
-
-
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128