Arabia Saudite rihap tubacionin strategjik/ Brent bie nën 100 dollarë, rikthehen eksportet nga Deti i Kuq
Arabia Saudite ka rikthyer në funksion tubacionin e saj strategjik të naftës East-West, duke i hapur rrugë rinisjes së eksporteve nga porti i Yanbu-së, në Detin e Kuq.
Sipas Reuters, rikthimi i tubacionit pritet të sjellë së shpejti edhe rifillimin e ngarkimit të naftës bruto nga Yanbu, ndërsa një ngarkesë e parë është planifikuar të niset më vonë gjatë ditës drejt Kinës.
Tubacioni ishte mbyllur më 13 shtator, pasi sulmet me dronë detyruan autoritetet saudite të ndërprisnin përkohësisht operacionet. Rihapja e tij shihet si një zhvillim i rëndësishëm për furnizimin global, pasi Arabia Saudite ka kërkuar të përdorë gjithnjë e më shumë rrugë alternative për të shmangur Ngushticën e Hormuzit.
East-West ka kapacitet të transportojë deri në rreth 4 milionë fuçi naftë në ditë, ekuivalente me afërsisht 4% të furnizimit global. Megjithatë, në fazën e parë tubacioni pritet të funksionojë me kapacitet të reduktuar, përpara rikthimit gradual në nivelin maksimal.
Lajmi ka ndikuar menjëherë edhe në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës Brent ra me më shumë se 2 dollarë për fuçi, duke zbritur nën 100 dollarë, në nivelin më të ulët që prej 8 shtatorit.
Rënia e çmimeve lidhet me pritshmëritë për rikthimin e furnizimeve saudite nga Yanbu dhe lehtësimin e presionit mbi tregun global të naftës.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128