VIDEO/ Vizita e deputetëve në Manastirin e Zvërnecit, Tabaku e pyet për investimet, At Jani: Ky është vend i Zotit, s'bëhet politikë
Deputetët shqiptarë dhe eurodeputetët janë pritur në Manastirin e Zvërnecit nga prifti i Kishës së Shën Mërisë, Atë Jan Tereziu.
Ai i ka shoqëruar në ambientet e kishës, duke u treguar për historinë dhe vjetërsinë e këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë.
Gjatë vizitës, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka pyetur Atë Jan Tereziun edhe për investimet që parashikohen të ndërtohen në zonën e Zvërnecit.
“A ju ka pyetur dikush në lidhje me investimin?”, ishte pyetja e Tabakut.
Prifti është shprehur se Manastiri është një vend i Zotit dhe se në këto ambiente nuk mund të bëhet politikë.
“Unë të falenderoj për pyetjen, por brenda ambienteve të Kishës, por edhe jashtë në Manastir të tilla muhabete nuk bëhen. Kur të pijmë kafenë, edhe e bëjmë këtë diskutim”, ishte përgjigja e priftit.
Në përfundim të vizitës, deputetët dhe eurodeputetët janë ndalur për të konsumuar një kafe në ambientet e Manastirit të Zvërnecit.
Pesë eurodeputë në kuadër të komisionit të Asociim Stabilzimit te Parlamentit Evropian, të shoqëruar dhe nga 14 deputetë të parlamentit shqiptar, 7 të mazhorancës dhe 7 të opozitës kanë kryer një vizitë në Zvërnec paraditen e kësaj të marte me qëllim për të parë nga afër situatën dhe për të dalë me një deklaratë në lidhje me problematikën që ka lindur në këtë zonë pas dhënies së lejeve për ndërtimin e një resorti dhe kundërshtimeve nga banorët e zonës dhe shoqëria civile.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128