Arrest në shtëpi për shefen e SHISH, ja pasuria “modeste” e deklaruar e Vlora Hysenit

22 September 2026, 12:17 / POLITIKË ALFA PRESS
Arrest në shtëpi për shefen e SHISH, ja pasuria

Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka deklaruar si pasuri një llogari kursimi në vlerën 1,896,831.38 lekë. Kjo deklaratë rezulton të jetë pasuria e deklaruar pranë ILDKPI-së, në kuadër të detyrimit për deklarimin e pasurisë, të ardhurave dhe shpenzimeve nga zyrtarët publikë.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pas kërkesës së SPAK. Por masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH nuk është ekzekutuar ende, pasi ajo ndodhet jashtë shtetit.

Hyseni, e cila drejton SHISH që prej vitit 2023, është gjithashtu pezulluar nga detyra.

Po ndodh...

ide