Masa e arrestit ndaj Vlora Hysenit/ “Materiale të klasifikuara sekrete nga SHISH”, ja çfarë u gjet në banesën e Shpatarakut dhe biznesmenit!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me operacionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve që po vijojnë për aferën e AKSHI-t.
Me vendim të GJKKO, u caktua masa “arrest në shtëpi” për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe pezullim nga detyra, ndërsa ndaj ish kreut të Policisë, Ilir Proda, u ushtruan kontrolle në banesën e tij.
Burime për VoxNews thanë se bëhet fjalë për materiale të klasifikuara sekret të dala nga SHISH, (Shërbimi Informativ i Shtetit) të cilat janë gjetur në kontrollet e bëra pas arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi dhe ish zyrtarit të lartë të policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Ilir Proda.
Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë për Hysenin deri më tani nuk është ekzekutuar, drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.
Përveç Ilir Prodës, po kontrollohen edhe persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të Policisë dhe SHISH-it. Pas u lëshua urdhër për kontrollet, Proda u paraqit në SPAK ku është marrë në pyetje.
Operacioni i ri vjen pasi arrestimit të Ergys Agasit më 26 gusht për abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128