Prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit, ndahet nga jeta At Kristo Papa
At Kristo Papa është ndarë nga jeta mëngjesin e këtij 22 Shtatori në spitalin e Janinës. Ai ishte një prej figurave të respektuara të komunitetit ortodoks të Sarandës dhe zonës dhe prifti i parë i qytetit pas rënie së komunizmit.
At Kristo Papa lindi në vitin 1938 në fshatin Aliko dhe studimet i ndoqi në Shkollën Pedagogjike të Gjirokastrës, në degën e gjuhës greke për shkollat e minoritetit, por nuk mundi ta ushtronte profesionin e mësuesit, pasi familja e tij konsiderohej e persekutuar nga regjimi komunist.
Pas rikthimit të lirisë së besimit, jeta e tij mori një tjetër rrugë. Ai ishte prifti i parë i dorëzuar nga i ndjeri Kryepeshkop Anastas dhe prifti i parë që shërbeu për shumë vite në qytetin e Sarandës.
Me përkushtimin e tij, At Kristo Papa u bë pjesë e ringritjes së jetës fetare pas dekadave të komunizmit dhe një figurë e dashur për shumë besimtarë. At Kristo Papa do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, në Aliko, të mërkurën, 23 shtator, në orën 10:00.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128