Sulmi me armë në Turqi/ I mituri eci për disa kohë me çifte në krah, arrestohen prindërit dhe gjyshi i 15-vjeçarit

22 September 2026, 14:08 / BOTA ALFA PRESS
Sulmi me armë në Turqi/ I mituri eci për disa kohë me

Një i mitur hapi zjarr mëngjesin e sotëm pranë një shkolle të mesme profesionale dhe teknike në distriktin Turgutlu të provincës Manisa, në perëndim të Turqisë, duke plagosur 11 nxënës. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

 
Autori është arrestuar menjëherë pas sulmit. Në pranga kanë përfunduar edhe tre anëtarë të familjes së tij, nëna, babai dhe gjyshi, pasi dyshohet se kanë lidhje me përdorimin e armës së përdorur në sulm.

 
Prokuroria e Turgutlu ka nisur një hetim të plotë për ngjarjen duke verifikuar se si arma përfundoi në duart e të miturit, si ishte ruajtur ajo, cila është përgjegjësia e prindërve për mbikëqyrjen e tij, si edhe pretendimet për bullizëm ndaj autorit para incidentit

Ministria turke e Arsimit njoftoi se procesi mësimor është pezulluar për ditën e sotme në shkollën ku ndodhi sulmi.

Pas alarmit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore, ndërsa të plagosurit u transportuan me ambulanca në spitalin shtetëror të Turgutlu.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të dyshuarin duke ecur në rrugë me një çifte në dorë dhe më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes me armën.

Sipas mediave turke, kjo është ngjarja e tretë me armë pranë shkollave në Turqi gjatë këtij viti. Pesë muaj më parë, në dy sulme të ndara në Kahramanmaraş dhe Siverek humbën jetën disa persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

 

 

Po ndodh...

ide