
Detaje tronditëse nga krimi makabër në Greqi, djali në polici: Ziheshim shpesh

Greqia ka mbetur e tronditur nga vrasja mizore e 77-vjeçarit në Trikala , i cili gjeti vdekjen nga duart e djalit të tij në një mënyrë që shkaktoi terror dhe neveri.
Krimi brutal u zbulua mesditën e së dielës (18/2) kur 46-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe ka raportuar se pas një sherri ka vrarë të atin me sharrë elektrike.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, siç mësohet nga media helene protothema.gr , skena që panë në ambientet e sallës ku atë e bir bënin mobilje i ngjante një filmi horror hollivudian.
Drejtuesit e EL.AS. panë trupin e prerë të 77-vjeçarit.
Koka ishte prerë plotësisht, gjithashtu viktimës thuajse ishin prerë edhe krahët, ku autorit i tha policisë se ia kishte prerë gjymtyrët e sipërme kur ai po përpiqej të mbrohej nga sharra.
Autori gjithashtu është shprehur para autoriteteve se e ka vrarë viktimën në këtë mënyrë të frikshme, për shkak se ata ziheshin shpesh.
Sipas informacioneve të fundit, i arrestuari po trajtohet në spitalin e Trikalës, ndërsa punonjësit e policisë vijojnë hetimet.
Autori i ngjarjes
-
“Më rrezikohet jeta në qeli”, GjKKO pranon kërkesën e “Kep Arapit”
19 Shkurt, 11:05 -
-
Lushnjë/ 61-vjeçari konsumon fotoksinë, mjekët ndërhyjnë në kohë
19 Shkurt, 10:44

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128