
FOTO/ Përfshihet nga flakët një fabrikë riciklimi baterish në Francën, autoritetet në alarm

Rreth 900 ton bateri litiumi u përfshinë nga zjarri në një fabrikë riciklimi baterish në Francën jugore, thanë autoritetet të dielën. Ndërkohë një re e zezë tymi e dendur ‘pushtoi’ qiellin në këtë zonë.
Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu të shtunën në një magazinë në pronësi të grupit francez të riciklimit SNAM në Viviez, në veri të Toulouse, tha këshilltari lokal Pascal Mazet në një deklaratë në X.
Bateritë e litiumit janë jetike në pajisjet elektrike nga telefonat te makinat elektrike, por përmbajnë materiale të djegshme të cilat, të kombinuara me energjinë që ato ruajnë, mund t’i bëjnë ato të prekshme ndaj zjarrit kur ekspozohen ndaj nxehtësisë.
Ky vlerësohet si një rrezik potencial duke pasur parasysh materialet toksike që mund të lëshojë djegia e tyre. Mediat franceze treguan tym të dendur mbi faqen e Viviez dhe gazeta Le Monde raportoi se deri në 70 zjarrfikës po luftonin për të vënë zjarrin nën kontroll.
Incendie Viviez stockage de batterie.Soutiens aux SDIS de l'Aveyron, aux forces de l'ordre et aux personnels de la SNAM qui sont venus spontanément très nombreux.Tous seront sur place toute la nuit. Courage !
— Pascal MAZET (@PascalMazet) February 17, 2024
900 T de batteries, 3000m2
Pascal MAZET Conseiller régional @Occitanie pic.twitter.com/LYgijgLbB0
-
-
Lufta në Ukrainë/ Flamuri rus ngrihet në Avdiivka!
19 Shkurt, 07:33

ide

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!


Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128