
Frikë për qindra të vdekur, shpallet gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit në Mianmar


Një tërmet i fuqishëm tronditi Azinë Juglindore të premten. Si pasojë disa persona kanë humbur jetën, ndërsa autoritetet kanë frikë se numri i të vdekurve mund të arrijë në qidnra.
Një rrokaqiell në ndërtim në Bangkok u shemb, ndërsa në Mianmar u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
Të paktën tre persona u vranë në qytetin Taungoo në Mianmar kur një xhami u shemb pjesërisht, thanë dëshmitarët, ndërsa media lokale raportoi se të paktën dy persona vdiqën dhe 20 u plagosën pas shembjes së një hoteli në Aung Ban.
Në Tajlandë, Guvernatori i Bangkok Chadchart Sittipunt tha se kishte tre të vdekur nga tërmeti. Ai paralajmëroi për pasgoditje të mundshme, por u bëri thirrje njerëzve të jenë të qetë dhe tha se situata ishte kryesisht nën kontroll.
Të paktën një person u vra dhe dhjetëra punëtorë u shpëtuan nga rrënojat e rrokaqiellit që ishte në ndërtim e sipër në Bangkok, tha Instituti Kombëtar i Mjekësisë Emergjente të Tajlandës.
Njerëzit vrapuan në rrugët e kryeqytetit tajlandez në panik, shumë prej tyre mysafirë të hotelit me rroba banjo dhe kostume noti.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti ishte me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter dhe në një thellësi prej 10 km (6.2 milje).
Epiqendra ishte rreth 17.2 km nga qyteti Mandalay i Mianmarit, i cili ka një popullsi prej rreth 1.2 milionë banorë.
Tërmeti u pasua nga një pasgoditje e fuqishme dhe disa të tjera të moderuara.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128