
Rrëfimi tronditës i miqve të palestinezes: E ëma e viktimës ishte punonjëse se*si, tha për mediat libaneze se e bija vdiq në aksident!

Miqtë e 24-vjeçares palestineze, e cila u vra në shkurt të këtij viti nga babai i saj në një apartament me qira ditore në Tiranë, rrëfejnë detaje tronditëse lidhur me planin djallëzor sipas tyre të prindërve të viktimës për të vrarë vajzën e tyre.
Ata pretendojnë se nëna e Rayyan ishte në konflikt të vazhdueshëm me të bijën për shkak të punës që kishte zgjedhur të bënte.
Nëna e 24-vjeçares sipas tyre ishte punonjëse seksi dhe kishte frikë se e bija mund t’i ekspozonte të vërtetën, raporton gazetarja Sonila Topalli.
Miqtë e viktimës kanë treguar se prindërit e 24- vjeçares kanë inskenuar gjithçka duke menduar se nëse vrasja kryhej në vendin tonë, atëherë miqtë e saj nuk do të zbulonin të vërtetën.
“Rayyan kishte pasaportë greke por nuk mund të udhëtojë nga Gjermania sepse nuk ka leje qëndrimi gjermane, vetëm status azili. Ata besuan se nëse ajo vritet atje, ne nuk do të mësonim asgjë për fatinë saj pasi shtypi gjerman nuk publikoi asgjë për lajmin. Ne e kërkojmë prej një muaji, por deri dje nuk dinim asgjë. Ishte një lajm i publikuar në BalkanWeb ai që na zbuloi fatin e mikeshës tonë”, thanë ata.
Sipas tyre, nëna e Rayyan Alwan ka njoftuar 2 ditë më parë familjen në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Madje për këtë është publikuar edhe një artikull në mediat libaneze.
“Nëna e saj, dy ditë më parë, njoftoi familjen e saj në Liban se Ryan kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti automobilistik në Gjermani. Kjo është arsyeja pse ne nisëm të dyshonim dhe nisëm të kërkonim në internet, derisa hasëm në lajmin e publikuar nga ju. Ajo po ua fsheh krimin të gjithëve, por ne kemi zbuluar të vërtetën. Thjesht duam që të gjithë ta dinë se nëna dhe babai i saj ishin ata që e vranë. Ne duam vetëm trupin e saj që ta varrosim në Berlin”, u shprehën ata.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128