Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë, miqtë e 24-vjeçares tregojnë se si prindërit ‘thurën’ planin për eliminimin e së bijës!

30 Mars 2025, 22:10 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë, miqtë e

Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen në rrethana misterioze të 24-vjeçares palestineze në Tiranë, e cila dyshohet se është vrarë nga babai i saj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Miqtë e 24-vjeçares Rayyan Alwan thanë për Ballkan Web  se kanë qenë prindërit e viktimës ata që thurën planin për vrasjen e vajzës së tyre.

Sipas tyre ka qenë nëna e Rayyan Alwan ajo që ka bindur të bijën të udhëtojë për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria.

Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në Warschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës”, thanë miqtë e 24-vjeçares Rayyan Alwan.

Disa ditë më parë gazetarja Klodiana Lala raportoi se 24-vjeçarja mund të varrosej në Shqipëri, pasi asnjë nga të afërmit e saj nuk kanë paraqitur kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë të të resë, për ta përcjellë për në banesën e fundit.

Burime pranë policisë thanë se përmes oficerëve të kontakt janë informuar të afërmit e vajzës, por asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për ta tërhequr trupin e pajetë.

Viktima vijon të mbahet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore, nuk do të tërhiqet nga familjarë apo të afërm, ajo do të varroset në Tiranë.

Rayyan dhe Fadi Alwan mbërritën ne Rinas me datë 19 shkurt dhe u vendosën në një banesë me qira në rrugën Gjon Muzaka në kryeqytet.

Sipas hetuesve Fadi Alwan pasi vrau 24-vjecaren me disa goditje thike me datë 22 shkurt, u largua nga Shqipëria në drejtim të Greqisë e prej andej në Amsterdam.

Ai dyshohet se është larguar drejt Libanit dhe deri më tani nuk është arrestuar.
Trupi i pajetë i 24-vjecares u gjet nga pronarja e banesës, 5 ditë pasi autori i dyshuar ishte larguar nga vendi.

Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte vrarë gruan, po hetimet zbuluan se Rayyan Alwan ishte vrarë nga babai i saj.

Fadi Alwan është për momentin një nga emrat e shumëkërkuar për vrasje, ndërsa policia është duke vijuar.

 

Po ndodh...