
Tronditëse në futbollin grek, 21-vjeçari pëson kolaps në fushë dhe humb jetën në spital

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, pas vdekjes tragjike të futbollistit 21-vjeçar të Atromitos Piraeus, Alex Bangse, i cili u rrëzua në fushë dhe dha frymën e fundit në spital.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes Atromitos Piraeus – Ikaros Kallithea, në stadiumin Rentis. Sipas soccerlive.gr, atleti i ri është ndjerë shumë keq në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë të ndeshjes dhe është rrëzuar pak minuta më vonë në fushë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta ringjallën, ndërsa u përdor edhe një defibrilator. Futbollisti 21-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital me ambulancë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për rreth një orë, ai nuk mundi të mbahej në jetë.
Lajmi për vdekjen e tij tronditi publikun e futbollit, me miqtë, shokët e skuadrës dhe personazhet e sportit që shprehën trishtimin e tyre për humbjen e papritur të sportistit të ri.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide



top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128